Trajneri boshnjak i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka publikuar listën prej 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës eliminatore.
Risi e listës së Petkovic është rikthimi i yllit nga Kosova, Xherdan Shaqirin, i cili nuk ishte grumbulluar në ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për kosovarët e Zvicrës, pasi kësaj radhe, trajneri boshnjak nuk e ka ftuar Shani Tarashajn, i cili sa është kthyer nga një lëndim.
Përveç Shaqirit, në listën e ish-trajnerit të Lazios, janë përfshirë edhe katër futbollistë të tjerë shqiptarë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.
Ndryshe, Zvicra do të luajë më 7 tetor kundër Hungarisë dhe më pas më 10 tetor kundër Andorrës. /Telegrafi/