Site icon Telegrafi

Petkovic tregon arsyen e zëvendësimit të Xhakës: Ai pësoi një lëndim

Zvicra nuk ka arritur të triumfojë para shikuesve të vetë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Zviceranët gjashtë minuta para përfundimit të takimit kishin epërsi prej tri golave, por që fund ndeshja përfundoi e barabartë 3:3.

Trajneri Vladimir Petkovic ishte kritikuar me rastin e ndërrimit të Granit Xhakës, i cili ishte golashënues dhe lojtari më i mirë në ndeshje.

Strategu ka treguar arsyen se pse zgjodhi ta zëvendësoj futbollistin shqiptar duke treguar se kishte pësuar një lëndim.

“Graniti nuk mund të vazhdonte në fushë sepse ishte duke vuajtur nga një lëndim. Ai kërkoi zëvendësimin dhjetë minuta më herët”, shpjegoi Vladimir Petkovic.

Megjithatë, 26-vjeçari pritet të luajë me Arsenalin kur të hënën do të takohet para shikuesve të vetë me Newcastle Unitedin.

Lexo po ashtu Gazeta më e madhe zvicerane: Pa Xhakën në lojë, Zvicra po ç'akordohet, kombëtarja pa koncept

Ndryshe, Zvicra mbetet në pozitën e dytë me katër pikë në renditjen tabelore të grupit H, dy më pak se lideri Irlanda. /Telegrafi/

Exit mobile version