Site icon Telegrafi

Petkovic: Nuk kisha nevojë t’i bindja shqiptarët të qëndrojnë te Zvicra

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka folur për lojtarët kosovarë të Zvicrës.

Pas tubimit që është bërë ku Zvicra do të përballet me Portugalinë, Petkovic ka folur edhe për rastin e lojtarëve që kanë mundur të kalojnë te Kosova.

“Nuk më është dashur që ta bindi askënd që të qëndrojë këtu”, ka thënë shkurt Petkovic për ‘20min.ch’.

Lexo po ashtu Vokrri: FIFA i ka lejuar këta tre lojtarë të luajnë për Kosovën

Sipas kësaj trajneri nuk ka pasur asnjë bisedime dhe ka qenë i bindur që lojtarët nuk do të largohen.

Kosova do të startojë këto ditë eliminatoret për kampionatin botëror dhe ka pasur shumë shpresë që lojtarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj, t’i bashkohen Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version