Super sulmuesi kosovar, Shani Tarashaj megjithatë do të jetë pjesë e ekipit të parë të Zvicrës për dy ndeshjet e radhës.
Përfaqësuesja e Zvicrës do t’i luaj dy takime miqësore ndaj Bosnjës dhe Irlandës, ndërsa Vladimir Petkovic ka zbuluar listën përfundimtare.
Në listë është edhe njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar në vitet e fundit, Shani Tarashaj edhe pse ai ishte pjesë e U21 të Zvicrës, në fund ka përfunduar te ekipi i parë pasi ata kanë nevojë për një sulmues siç është prizrenasi.
Por siç merr vesh Telegrafi, trajneri i Përfaqësueses A të Zvicrës, Vladimir Petkovic është impresionuar me paraqitjet e Shanisë këtë edicion dhe e ka dëshiruar me çdo kusht në skuadër.
Kështu Tarashaj pritet të debutojë me Zvicrën A në njërën nga këto dy takime miqësore.
Futbollisti më i mirë i ri në Zvicër, Tarashaj nuk do të jetë shqiptari i vetëm në listën e Petkovicit, pasi aty ndodhen edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi. /Telegrafi/