Mesfushori nga Kosova, Valon Behrami është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
Shkak për largimin e tij nga ekipi përfaqësues zviceran është bërë një telefonatë nga trajneri Vladimi Petkovic.
E për këtë gjë për herë të parë ka folur trajneri boshnjako zviceran, Petkovic.
Sipas tij ai nuk e ka të drejtën të pensionojë futbollistë, por që fjalët e tij janë keqkuptuar.
“Unë nuk e kam atë të drejtë të pensionoj lojtarët, vetëm mund të përzgjedh ose jo një futbollist”, u shpreh Petkovic për mediat zvicerane.
“Kam dashur vetëm t’i informojë disa lojtarë se ndeshjet në Ligën e Kombeve do t’i shfrytëzojë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj për të pasur më të lehtë të zgjedh skuadrën për kualifikimet e vitit të ardhshëm për Euro 2020”, tha ish- trajneri i Lazios.
“Të gjithë lojtarët e kuptuan arsyeshmërinë time, Gelson Fernandes madje e kishte pritur se kishte vendosur të pensionohej, të gjithë tjerët e kuptuar, fatkeqësisht vetëm Valoni jo”, vazhdoi tutje numri një i Kombëtares së Zvicrës.
Petkovic ka thënë se i vije keq për Behramin, pasi nuk e meriton një gjë të tillë.
“Më vjen keq për Behramin, nuk e meriton këtë pas gjithçkaje që ka dhënë për ekipin kombëtar”, përfundoi Petkovic. /Telegrafi/