Kryeministri bullgar, Kiril Petkov u shpreh se duhet të përmbushen obligimet që nuk janë nuk janë përfunduar.
Petkov, siç raporton BTA, është shprehur se të martën më 25 janar do të mbahet mbledhje e përbashkët qeveritare e Bullgarisë dhe Maqedonisë Sofje.
“Kemi mundësi të bëjmë diçka që në 30 vitet e fundit s’është bërë. Nuk do të humbasim asnjë minutë që të arrijmë rezultate”, u shpreh Petkov.
Sipas tij, temë e rëndësishme është ndërlidhja mes dy vendeve duke theksuar nevojë për lidhjen hekurudhore mes dy kryeqendrave si dhe linjën e drejtpërdrejtë të avionit./Telegrafi/