Telegrafi

Petkov: Ka progres në kontestin me RMV-në, nuk e di saktë për çka është arritur marrëveshje

Sot dhe nesër në Shkup do të mblidhet Komisioni për Çështje Historike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, sot sërish deklaroi se është arritur progres, duke shtuar se Bullgaria po i pret rezultatet e premtimeve nga Maqedonia e Veriut.

“Vetëm komisioni historik mund t’u japë raport të dyja qeverive në lidhje me atë për cilat figura nga historia është arritur marrëveshje ose cilët fakte historike janë të përbashkët”.

“Unë po pres për një kohë të shkurtër të dalë komisioni dhe të tregojë. Sa jam i informuar unë, progresi është tepër i madh, por nuk i di informacionet e fundit se për çfarë janë marrë vesh. Gëzohem se te dy palët ka vullnet për të punuar së bashku sepse kështu arritën suksese“, tha Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.