Site icon Telegrafi

Petir: Maqedonia nuk duhet ta ndërrojë emrin. BE-ja duhet ta ndryshojë qasjen (Video)

Eurodeputetja e Kroacisë në Parlamentin Evropian, Marijana Petir, ka deklaruar se Maqedonia nuk ka nevojë për ta ndryshuar emrin e saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka një mendim ndryshe për këtë çështje. Petir konsideron se në këtë rast, është BE-ja ajo që duhet ta ndryshojë qasjen e saj. Në diskutimin e saj për Rezolutën për Maqedoninë, që dje u votua me 503 vota ‘për’, Petir ka deklaruar se BE-ja përdorë standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për zgjerimin, duke mos bërë asnjë trysni ndaj Greqisë që të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj emrit të Maqedonisë.

Qëndrimin e saj të plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version