Site icon Telegrafi

Peticioni shpëton bankierin që shikoi fotot e Miranda Kerr

Dave Kiely ka shpëtuar falë një peticioni të fuqishëm të njerëzve në internet, të cilët janë vënë në mbrojtje të tij – duke thënë se edhe atyre do të mund t’u ndodhte e njëjta gjë – ndërsa duket se përkrahjen më të madhe e ka fituar nga vetë modelja Kerr, e cila po ashtu është vënë në mbrojtje të bankierit.

Kiely, siç theksojnë mediat botërore, as që i kishte kërkuar këto foto në internet, por thjesht e kishte hapur një e-mail ku dikush ia kishte dërguar ato. Ndërsa, gabimi i vetëm i tij ka qenë, se e ka hapur e-mailin në “kohën e papërshtatshme”.

Siç theksojnë mediat botërore, peticionin për moslargimin e bankierit nga puna e ka nënshkruar vet modelja australiane, 26-vjeçarja Kerr, përndryshe e fejuara e aktorit të famshëm Orlando Bloom.

Banka Macquarie ka thënë se, ky rast është mbyllur dhe se i punësuari do të mbetet në vendin e tij të punës – ndërsa ka kërkuar falje bashkë me bankierin Kiely nëse dikush mund të jetë fyer me këtë rast. /Telegrafi/
 

Exit mobile version