Site icon Telegrafi

Peticioni për përsëritjen e Brexitit diskutohet në Parlament?

Në seancën e sotme të komisionit parlamentar britanik, pritet të diskutohet peticioni i cili bën thirrje për rishikimin e rezultateve të referendumit për anëtarësimin e Britanisë në BE.

Sipas medieve angleze, këtë peticion deri më tani e kanë nënshkruar tre milion qytetar të këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Për ta shqyrtuar peticionin në Parlament që tashmë gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit britanik, ai duhet të ketë mbledhur të paktën 100.000 nënshkrime.

Sipas të përditshmes angleze “Metro”, duke iu referuar përfaqësuesve të dhomës së ulët të parlamentit, peticioni do të diskutohet në seancën e sotme të Komitetit parlamentar për peticione. /Telegrafi/

Exit mobile version