Telegrafi

Peticioni për gratë e dhunuara, injorohet nga Ban Ki-mooni

Nënshkrimet e mbi 115 mijë qytetarëve të Kosovës që kërkojnë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ende nuk ka arritur në adresën për të cilën ishte dedikuar.

Dorëzimi i këtij peticioni në OKB ishte paraparë të bëhej në shtator të vitit 2015. Sot, kryetarja e bordit që kishte organizuar nënshkrimin e peticionit, ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, konsideron se ky peticion është duke u injoruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Megjithatë, Tahiri thekson se kjo çështje nuk do të heshtet, raporton RTK.

Në anën tjetër, në janar të këtij viti Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ligji për mbrojtën e viktimave të dhunës seksuale ishte miratuar në tremujorin e parë të vitit 2014