Telegrafi

Peticioni kundër Ligjit të Amnistisë, nesër në Presidencë

“Grupi i Organizata të Shoqërisë Civile në Kosovë, të përfshira në Peticionin për ndryshimin e Projektligjit për Amnisti, nesër (e premte), më 19 korrik 2013, në ora 10:00, bën dorëzimin në Presidencë të 12,764 nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët, si dhe kërkesën drejtuar Presidentes për kthimin e këtij Projektligji në Kuvend”, thuhet në një kumtesë të institutit KIPRED. /Telegrafi/