Site icon Telegrafi

Peticioni “Drejtësi në rastin Kiçina”, mbi 43 mijë nënshkrime

Visar Zogaj, kryetar i këtij këshilli, të shtunën, në një konferencë për media në Prishtinë, ka bërë të ditur se peticioni ka qenë i hapur 11 ditë, ndërsa është nënshkruar nga 43 mijë e 767 qytetarë.

Përmes këtij peticioni kërkohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm i të akuzuarve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina, ndërprerjen e menjëhershme të paraburgimit, lirimin nga akuzat që u ngarkohen si dhe vërtetimin e pafajësisë së tyre.

Zogaj ka thënë se me këtë peticion bëhet e mundshme që rasti “Kiçina” të futet në Kuvendin e Kosovës, pasi që me 10 mijë nënshkrime të qytetarëve, çështja mund të futet në Kuvend. /Telegrafi/
 

Exit mobile version