Nënshkrime të qytetarëve u mblodhën në vitin 2014. Me mbledhjen nënshkrimeve, mbi 60 organizata jo qeveritare, kishin arritur të bëjnë një peticion, me të cilin kërkohej të mos ngritet çmimi i energjisë elektrike.
Kjo dosje qytetare me mbi 20 mijë firma kishte kaluar edhe në seancë plenare, por nuk ishte votuar.
E vetë organizatorët tani po thonë se në Kosovë, vështirë të arrihen ndryshime me iniciativa të tilla, njofton Klan Kosova.
E një fat më të keq si peticioni për energjinë e kishte ai i opozitës, për Asociacionin e Demarkacion.
Bile për të dorëzuar nënshkrimet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk përfilli as policët.
E gjithë kjo hallakam që u bë vitin e kaluar për këtë peticion, shkoi huq. Ai, mbeti në sirtarët e Presidencën, pasi që Presidenti Hashim Thaçi, e mbylli si çështje, duke thënë se përgjegjjet e duhura për opozitën janë dhënë nga paraardhësja e tij në post.