Një peticion i krijuar nga Nick M për ta bërë të ndjerin Kobe Bryant, Logo të NBA, tashmë ka mbledhur gati 200,000 nënshkrime.
Bryant ndërroi jetë dje (e diel) në Calabasas, California në moshën 41-vjeçare, kur po udhëtonte me helikopter, së bashku me shtatë persona të tjerë, ku që të gjithë humbën jetën, përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna Maria Bryant.
Bota sportive është duke mbajtur zi për humbjen e një prej ikonave të tyre më të mëdha, ndërsa mbështetja e tifozëve ka qenë nga kudo për familjen.
Për lojtarin që e prezantoi në mënyrën më të mirë lojën e basketbollit në të gjithë globin, u bë një peticion, për ta bërë atë Logo të NBA dhe tashmë ka marr gati 200,000 nënshkrime.
Let’s make this happen, NBA!https://t.co/PvuFyOHIrz
— TPS (@TotalProSports) January 27, 2020
Logo e tanishme e NBA-s bazohet në ngjashmërinë e Legjendës së NBA, Jerry West.
Pamja e West ka qenë logoja për dekada e NBA, ndërsa ishte pikërisht West ai që e pa dhe e rriti Kobe Bryant në Los Angeles Lakers në vitin 1996.
Change the #NBA logo… pic.twitter.com/KTlSmIiQuM
— Barmelo Xanthony (@Hoodrich_AMG) January 27, 2020
Bryant ishte në vendin e 13-të në draftin e NBA, dhe u zgjodh nga Charlotte Hornets, por ai kaloi te Lakers pas një shkëmbimi me Vlade Divac.
West gjithashtu ka luajtur vetë për Lakers në vitet 1960, me numrin e tij 44, që po ashtu është i pensionuar dhe i varur në Staples Center.
Si menaxher i Përgjithshëm i Lakers në vitet 90 dhe 00, West pa lulëzimin e Kobe nga një fëmijë, në një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Statement from Jerry West on the passing of Kobe Bryant: pic.twitter.com/miNDpJUsXm
— Jovan Buha (@jovanbuha) January 26, 2020
Ai që e ka nisur peticionin, beson që edhe West, nuk do të ishte kundër që një gjë e tillë të ndodh, duke e ndërruar atë me Kobe Bryant në Logon e NBA. /Telegrafi/