Site icon Telegrafi

Peticion multietnik kundër ndërtimit të një shkolle në Fushë Kosovë

Një peticion me 60 nënshkrime të banorëve të lagjes 300 është dërguar në Komunën e Fushë Kosovës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe atë të Arsimit në përpjekjen e tyre për ta sfiduar ndërtimin e një shkolle që ka nisur në afërsi të objekteve të tyre të banimit.

Peticioni, në të cilin shihen nënshkrime edhe të banorëve serbë e maqedonë, është dërguar më 24 korrik, por punimet në ndërtimin e shkollës kanë vazhduar.

Një muaj më parë, KALLXO.com raportoi se një grup banorësh po e kundërshton ndërtimin e shkollës meqë, sipas tyre, vënia e shkollës në vendin e planifikuar e vështirëson lëvizjen e tyre.

Vendi ku po ndërtohet kjo shkollë, sipas banorëve, është i gabuar sepse është tejet afër ndërtesës ku banojnë.

Exit mobile version