Telegrafi

Peticion me mbi 1 milion nënshkrime për ndalimin e vizitës e Trump në Britani

Një peticion për të ndaluar vizitën shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar të presidentit amerikan Donald Trump, ka mbledhur shumë se një milion nënshkrime.

Numri i nënshkruesve është rritur me shpejtësi pas goditjes amerikane mbi emigracionin, urdhër ekzekutiv ky që hyri në fuqi gjatë fundjavës, duke shkaktuar zemërimin e të gjithë botën.

Kryeministrja britanike Theresa May , njoftoi për vizitën e Trump gjatë udhëtimit të saj të fundit të SHBA.

Doëning Street ka refuzuar thirrjet për të anuluar vizitën si një “gjest populist”.

Lideri i Laburistëve Jeremy Corbyn kërkoi që kryeministrja që të shtyjë vizitën, transmeton KosovaPress.