Telegrafi

Peticion kundër prishjes së piramidës

Studiuesi Artani Lame, një nga iniciuesit e këtij peticioni, ka thënë se vendimi i qeverise për prishjen e kësaj godine shkel ligjin për trashëgimin kulturore.

“Kryeministri Sali Berisha duhet të respektojë ligjin për trashëgimi kulturore dhe planet rregulluese që janë në fuqi. Kërkojmë prej qeverisë që deri në ndjekjen e këtyre procedurave ta pezullojë vendimin për prishjen e godinës dhe të marrë masa për të ruajtur këtë situatë”, tha Lame, njofton TCH.

Arkitekti Artan Shkreli sqaron se të gjithë arkitektet dhe urbanistët shqiptarë dhe të huaj e kanë vlerësuar piramidën si një godine të rëndësishme, të qendrës së metropolit shqiptar. Ai tha se ky objekt është nga më cilësoret prodhuar në kohën e regjimit.

Vendimi për prishjen e piramidës dhe ndërtimin në vend të saj të ndërtesës së re të Kuvendit Popullor ka shkaktuar mjaft debate, mes politikanëve dhe arkitektëve ku fjala e këtyre të fundit deri më tani duket se nuk ka patur shumë peshë. /Telegrafi/