Telegrafi

Petersen: E ardhmja evropiane zgjidh problemet e Mitrovicës

“Mendoj se pas një apo dy vjetësh shumica do të kuptojë se situata po stabilizohet dhe qytetarët mund të presin ditë më të mira. Kam besim se prania e EULEX-it në Kosovë do të sjellë edhe perspektivën e anëtarësimit në BE. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë,” ka thënë Petersen për Zërin e Amerikës.

Për çështjen e Kosovës është prononcuar edhe analisti i shquar amerikan, Daniel Serwer, i cili tha se, qeveria e Prishtinës duhet të vendosë sovranitetin e vet në veriun e Kosovës pa trembur popullatën serbe por duke nxitur besimin se Prishtina i mbron interesat e tyre. /Telegrafi/