Site icon Telegrafi

Peter Vanhoutte jep leksione për ata që duan t’a formojnë qeverinë e re

Peter Vanhoutte, ndërmjetësuesi i BE-së në Marrëveshjen e Përzhinës, sot në blogun e tij ka publikuar një artikull të cilin e ka titulluar “Mësime (ligjerata) për Maqedoninë: Demokracia në ndërtim (pjesa 1)Maqedoni. Ai në këtë artikull akuzon partitë qeverisëse që e ndjejnë veten si fituese, në demokraci normale ajo konsiderohet si humbje, për shkak të numrit të deputetëve të humbur, përcjell Telegrafi

“Pas zgjedhjeve ju jeni partia më e madhe, çka tani? Në demokraci me modelin zgjedhor proporcional, ky është vetëm hapi i parë. Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni askush nuk ka shumicë absolute, edhe pse njëra parti sillet sikur ka. Jo nuk keni. Edhe më keq: partitë që kanë qeverisur vitet e fundit, kanë humbur shumë nga mbështetja e tyre, gjithsej 19 vende në parlament. Në një demokraci normale kjo nuk perceptohet si fitore, por kjo është një humbje e madhe – dënim serioz në zgjedhje. Si pasojë e kësaj duhet të tërhiqeni dhe të lejoni që qeverinë t’a formojnë fituesit e vërtetë”, shkruan Vanhoutte.

Ai gjithashtu shkruan se për shkak se nuk ka shumicë absolute, shumica duhet të koalicionojë me partnerë që pajtohen për të formuar qeverinë./Telegrafi/

Exit mobile version