Telegrafi

Peter Cech zbulon kundërshtarin e tij më të vështirë që është përballur

Legjenda e Chelseat, Peter Cech ka thënë se Wayne Rooney ishte kundërshtari i tij më i vështirës që është përballur.

Ish-portieri çek kishte një karrierë aktive prej 15 vitesh, derisa pjesën më të madhe  kalojë te The Blues, ndërsa karrierën e përfundoi te rivali lokal Arsenal.

Gjatë asaj kohe, ai ka bërë 633 paraqitje për të dyja klubet, duke fituar 14 trofe, derisa e ka vlerësuar lartë legjendën e Manchester United.

“Kundërshtari më i vështirë. Wayne Rooney. Sa herë kemi luajtur kundër Unitedit, isha i kujdesshëm sa herë ai e kishte topin, pasi ishte shumë i paparashikueshëm dhe shumë i mençur”, ka thënë Cech.

“Ai është një lojtar që mund të ndjek topin, mund të luftojë, mund të vrapojë, që është i mençur me gjuajtjet e tij”.

“Ai mund të shënonte nga çdo kënd. Ai mund të provonte një parabolik, nëse ju ishit jashtë porte. Kjo ishte një sfidë që e kam shijuar”, ka thënë më tej ai.

Rooney mban rekordin e golave të shënuar për Manchester Unitedin, duke shënuar 253 gola në 559 paraqitje për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/