Telegrafi

Petendentet për stjuardesa, parakalojnë gjysmë të zhveshura (Foto)

Në qytetin Qingdao, është zhvilluar konkursi i përvitshëm, ku kanë marrë pjesë afro njëmijë vajza, të cilat e kanë kryer shkollën e mesme.

Të trajnuara të ecin dhe të pozojnë bukur, ato kanë treguar linjat e tyre trupore, për të interesuarit nga linjat ajrore, që t’i punësojnë si stjuardesa, transmeton Telegrafi.

Vajzat kanë parakaluar në veshje plazhi, si dhe në uniforma stjuardesash, duke u munduar të bëjnë më të mirën, që të duken bukur para përzgjedhësve.

Vetëm një grup i vogël, do të arrijnë të fitojnë punën si shërbyese në aeroplan.

Pasi që pranohen në punë, ato i pret një regjim i vështirë, derisa të jenë të denja që të fitojnë titullin e stjuardesës. /Telegrafi/