Telegrafi

Pete Davidson tenton të mos vihet re teksa largohet nga shtëpia e Emily Ratajkowski në New York

Pete Davidson tentoi të mos merrte vëmendje ndërsa u largua nga shtëpia e Emily Ratajkowski në New York të dielën (4 dhjetor).

Ish-performuesi i SNL , 29 vjeç, mbuloi gjysmën e fytyrës me kapuçin e xhupit të tij të kaltër të çelët ndërsa bënte daljen e fshehtë.

Kjo vjen pasi dy yjet e bënë publike romancën e tyre teksa ishin ulur së bashku në një ndeshje NBA në New York.

Pete, kishte veshur një pallto të zezë Adidas mbi xhupin e tij dhe i futi duart në xhepa. Komiku dukej rehat me një palë pantallona sportive në ngjyrë gri nga “Who Jung Woo”, të cilat dikur i kishte veshur në fotot me ish të dashurën Kim Kardashian.

Pete tërhoqi fort litarët e kapuçit në mënyrë që sytë dhe pjesa e sipërme e hundës të mbuloheshin, shkruan DailyMail.

Edhe pse ai u përpoq të lëvizte pa u vënë re kjo ishte e pamundur.

Pasi kaloi kohë me dashurinë e tij të re, komediani u fut në një makinë të zezë dhe u largua.

Davidson ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke punuar në serialin e ardhshëm komedi “Bupkis”, i cili do të jetë i disponueshëm në Peacock.

Marrëdhënia e Pete me modelen pason ndarjen e tij nga Kim, me të cilën u takua për nëntë muaj.

Thashethemet se Kim dhe Pete ishin në lidhje filluan të vërtiteshin në vjeshtën e vitit 2021 pasi u shfaqën së bashku në një xhiro në fermën “Knott’s Berry” në Kaliforni.

Ata në fillim mohuan se ishin të lidhur, por më vonë dole publikisht me romancën e tyre.

Pete u shfaq në krahun me Kim në Met Gala në maj dhe madje bëri një film në serialin e saj “The Kardashian”.

Në gusht u njoftua ndarja e tyre, duke përmendur distanca të gjata dhe orare të ngarkuara si shkak.

Ndërkohë, martesa e Ratajkowski me Sebastian Bear-McClard – me të cilin u martua në vitin 2018 – po i vinte fundi.

Pas katër vitesh si burrë e grua dhe lindja e djalit të tyre Sylvester Apollo Bear, Emily bëri kërkesë për divorc në shtator.

Prishja e martesës së tyre erdhi pas thashethemeve për pabesinë e producentit të filmit.

Pete dhe Emily kanë qenë të lidhur në mënyrë romantike për disa javë dhe ata u panë duke ndarë një përqafim muajin e kaluar, pak pasi burimet zbuluan se ata ishin në lidhje.

Dyshja mori pjesë së bashku në një ndeshje të Knicks pas Ditës së Falënderimeve. /Telegrafi/