Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor janë zyrtarisht një çift.
Ylli i “Saturday Night Live”, 27 vjeç dhe aktorja e “Bridgerton”, 26 vjeçe, konfirmuan marrëdhënien e tyre përmes disa imazheve të reja të publikuara nga DailyMail.
Ata u fotografuan së bashku në Stoke-on-Trent, Angli, të dielën.
Dynevor dhe Davidson u panë në një shëtitje nëpër fshat së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin e duke qeshur.
Pete kishte të veshur një palë pantallona blu dhe një triko ngjyrë ulliri e një kapelë në kokë, gjersa në anën tjetër aktorja britanike u shfaq me një palë tuta gri e xhaketë blu.
Në fillim të prillit, komediani i njohur la të kuptohej se kishte filluar të dilte me yllin britanik.
Në mars, dyshja thuhet se u panë në Angli dhe Brooklyn sepse aktorja po xhironte për “Younger”.
“Dukej sikur ata ishin në një lidhje dhe ata dukeshin të lumtur së bashku”, tha një burim i cili dyshohet se i pa të kapur për dore.
Davidson ka një listë të gjatë të ish-ave duke përfshirë modelen Kaia Gerber , yllin e muzikës pop Ariana Grande, aktoren Kate Beckinsale dhe vajzën e Larry David, Cazzie David.
Dynevor aktualisht është duke filmuar sezonin e dytë të “Bridgerton” në Angli. /Telegrafi/