Telegrafi

Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit

Gjërat me sa duket po nxehen mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski.

Një muaj pasi ndezën thashethemet për lidhje, komediani dhe modelja thuhet se po shkojnë drejt një lidhjeje më serioze.

“Ata po ecin dhe po bëhen pak më seriozë”, tha një burim për revistën People të hënën, duke shtuar se ai dhe bukuroshja brune “po e shijojnë vërtet kohën së bashku”.

Emily dhe Pete

Sipas burimit, të dy kanë mjaft “të përbashkëta” përsa i përket “personalitetit dhe stilit”, si dhe “dashurinë për Bregun Lindor”.

Burimi shtoi se Davidson, 29 vjeç, “me të vërtetë e bën atë të qeshë dhe i mban gjërat argëtuese”.

Lexo po ashtu Pete Davidson tenton të mos vihet re teksa largohet nga shtëpia e Emily Ratajkowski në New York

Ndërkohë, një burim i afërt me Ratajkowski, 31 vjeçe, konfirmoi për median se të dy “po bëhen më seriozë”.

Pete Davidson

Ylli i Inamorata “vazhdon të shohë Pete dhe po e shijon atë”, duke e quajtur romancën e tyre “argëtuese pa asnjë stres”.

“Ata gjithashtu shoqërohen shumë në shtëpi”, tha burimi i brendshëm.

Modelja është “në një vend të mrekullueshëm” pas divorcit të saj “shumë të papritur”, por “u desh pak kohë për t’u rikuperuar”.

Emily Ratajkowski

Pete më parë këtë vit ka qenë duke shijuar një romancë dashurie me yllin e “The Kardashians”, Kim Kardashian.

Ata ishin bashkë për afro nëntë muaj, pas ndarjes së Kimit nga Kanye West. /Telegrafi/

Emily dhe Pete