Pete Davidson është gati për një fillim të ri.
Ish-ylli i “Saturday Night Live” u kthye nga pushimet e tij në Hawaii me të dashurën e përfolur Chase Sui Wonders me një pamje krejt të re, duke treguar kokën tërësisht të rruar.
Davidson, 29-vjeç, ka shfaqur ndryshimin e ri ndërsa ishte ulur mes Jon Stewart dhe Hason Minhaj për të parë New York Knicks duke luajtur kundër Los Angeles Lakers të martën në mbrëmje, i veshur me tuta ngjyrë gri dhe një palë syze dielli të mëdha.
Pasi njoftoi se po përpiqet t’i hiqte të gjitha tatuazhet e tij deri në moshën 30-vjeçare, ai hoqi edhe një që ia dedikoi ish-partneres së tij, Kim Kardashian.
Para se t’i rruante flokët, ai eksperimentoi edhe me ngjyra kur u bë tërësisht biond.
Besohet që pamja e tij e re është në përgatitje për një rol në një film.
Pete në vitin që lamë pas ka qenë tejet i komentuar për romancën me yllin e “The Kardashians”.
Ata u ndanë pas nëntë muajsh së bashku, gjersa më pas u përfol edhe për disa romanca të tjera. /Telegrafi/