Site icon Telegrafi

Pete Davidson anulon shfaqjet dhe fillon trajtimin për shëndetin mendor

Komediani Pete Davidson, i cili ka anuluar disa shfaqje në New Jersey dhe Florida, ka vendosur të kërkojë trajtim për shëndetin e tij mendor.

Sipas një burimi të afërt me revistën People, 30-vjeçari e mori këtë vendim me qëllimin të ketë prioritet shëndetin e tij mendor.

Burimi shtoi se familja dhe miqtë e Davidsonit janë të lumtur për këtë hap pozitiv që ai ka marrë.

Pete Davidson

Davidson ka deklaruar se tani për tani nuk konsumon më drogë përveç kanabisit, duke pranuar se në të kaluarën ka përdorur lloje të ndryshme substancash narkotike.

Ai ka thënë: “Nuk mund ta lë kanabisin ende. Është i vetmi që më ka mbetur, pasi kam konsumuar të gjitha, përfshirë kokainën, ketaminën dhe shumë pilula. Pra tani kam mbetur me kanabisin, të cilin do ta konsumoj për pak më gjatë”.

Pete Davidson

Komediani ka qenë i hapur me adhuruesit e tij për problemet e shëndetit mendor dhe në vitin 2018, ai i kishte thënë revistës Variety se kishte qenë në trajtim që nga mosha nëntë vjeçare.

Ky njoftim vjen një muaj pas ndarjes së Davidsonit nga e dashura e tij, aktorja Madelyn Cline.

Ata filluan lidhjen në shtator 2023 dhe u panë në publik dorë për dore një muaj më vonë, kur komediani e mori aktoren në një festë pas spektaklit “Saturday Night Live” (SNL). /Telegrafi/

Pete Davidson & Madelyn Cline
Exit mobile version