Telegrafi

Pete Buttigieg bëhet Sekretari i parë i kabinetit amerikan që i përket komunitetit LGBTQ

Senati sapo votoi për të konfirmuar Pete Buttigieg si Sekretarin e Transporti me një votim 86-13.

Konfirmimi i Buttigiegit, i cili ishte kandidat për president të demokratëve në vitin 2020 në një post të lartë në qeverinë federale.

Ai do të jetë sekretari i parë i kabinetit i konfirmuar nga Senati që i përket komunitetit LGBTQ, raporton cnn.

Roli i Sekretarit të Transportit pritet të luajë një rol qendror në shtytjen e presidentit Joe Biden për një paketë bipartizane të infrastrukturës.

Senati është vendosur të votojë më vonë gjatë ditës së sotme për të konfirmuar Alejandro Mayorkas si Sekretar të Sigurisë së Brendshme. /Telegrafi/