Telegrafi

Petar Mijoviq, start të dobët me Sigal Prishtinën

Sigal Prishtina e ka nisur në mënyrën më të dobët edicionin e ri si në Superligën e Kosovës në basketboll si dhe në Ligën Ballkanike.

Nuk mbahet mend kur prishtinasit kanë pësuar dy humbje radhazi. Fillimisht, kryeqytetasit pësuan humbje nga Bashkimi, dhe të dytën në BIBL ndaj Beroes.

Prishtina mund ta pësoj edhe humbjen e tretë radhazi pasi të shtunën do të takohet me Pejën në “Karagaçi”, ndaj rivalit të vjetër ku pritet të ketë punë të vështirë, shkruan GazetaOlle.com.

Prishtina pas përfundimit të edicionit bëri ndryshime në shtabin teknik duke sjell në ekip trajnerin malazez Petar Mijovic, i cili ishte trajner i Bashkimit.

Mijovic i cili nuk arriti të fitoj asgjë me Bashkimin, u përforcua me lojtarë të nivelit të lartë te kryeqytetasit, por që deri më tani nuk po arrin të gjejë zgjidhje për të ardhur deri te fitorja.