Site icon Telegrafi

Petar Bogojeski: OBRM-PDUKM-së i duhen masa urgjente për t’u përballur me pasojat

Ish-zv.sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Petar Bogojeski, në një intervistë për “Deutsche Welle”, tha se po brengoset për të ardhmen e partisë dhe nuk dëshiron që të realizohen pasohet që i kanë paralajmëruar partnerët evropian.

Bogojeski nuk komentoi pohimet jozyrtare që vijnë nga Partia Popullore Evropiane, se nëse OBRM-PDUKM-ja nuk demokratizohet, mund të përjashtohet nga kjo familje, ta humb mbështetjen dhe të shpallet si strukturë antiperëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Partisë Popullore Evropiane në Maqedoni i duhet partner stabil. Nuk është e pranueshme që për shkak të shkurtpamësisë së udhëheqësisë, gjithë agjenda evropiane të monopolizohet nga LSDM-ja. Opozita maqedonase duhet të jetë opsion fitues. Kemi shumë për të bashkëpunuar në këtë drejtim. Ndërsa për momentin për fat të keq me këto politika, jemi shumë larg suksesit”, tha Bogojeski.

Ai tha se së bashku me disa ish-anëtarë të OBRM-PDUKM-së në Kongresin e PPE-së kanë marrë pjesë si të ftuar personal të Joseph Daul./Telegrafi/

Exit mobile version