Telegrafi

Pesvjeçarja e sëmurë me kancer realizon dasmën e ëndrrave duke u ‘martuar’ me shokun më të mirë (Foto)

Një 5-vjeçare e sëmurë me kacer realizoi dëshirën e saj më të madhe përpara se të vdesë; dasmën e ëndrrave duke i martuar me shokun e saj më të ngushtë në një ceremoni që preku shumë zemra.

Eileidh Paterson, nga Forres, Moray, Britani e Madhe kishte hartuar një listë dëshirash, pasi mësoi se ishte diagnostikuar me një formë agresive kanceri të quajtur neuroblastoma; dëshira e saj më e madhe ishte të martohej me mikun më të ngushtë, 6-vjeçarin Harrison Grier, transmeton gsh.

Ëndrra e Eileidh guximtare u bë realitet dje, kur çifti shkëmbeu unazat duke u shpallur ‘miq të ngushtë’ përgjithmonë në një ceremoni emocionuese mes familjarëve, miqve dhe një kasti princeshash e superheronjsh.