Site icon Telegrafi

Pësuan humbje dhe u eliminuan, gazetarët irakianë tentuan ta godasin trajnerin e Kombëtares

Me humbjen 2-1 nga Jordania, Iraku u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Azisë.

Pas ndeshjes, në konferencë për shtyp, trajneri i kombëtares irakianë, Jesus Casas,  u paraqit para mediave për të folur për humbjen që i solli eliminimin nga Kupa e Azisë.

Gjatë kohës që trajneri po jepet deklaratën e tij lidhur me ndeshjen e humbur, duke dhënë eshë sqarimet e rastit, një grup gazetarësh nga Iraku të emocionuar dhe të nevrikosur të sulmonin trajnerin spanjoll të kombëtares së tyre.

Pas këtij incidenti përfaqësuesit e mediave irakiane të pranishëm në konferencë, u larguan pa bërë pyetje për trajnerin dhe në sallë mbeten vetëm gazetarë nga shtete të tjera.

Gazetarët irakianë u afruan te tavolina dhe tentuan të sulmojnë trajnerin spanjoll, megjithatë atë ishte edhe një polic që u fut në mes dhe Casas shpëtoi pa pësuar ndonjë goditje.

Trajneri spanjoll siguroi gjithashtu se këto intervista nuk e dëmtuan në asnjë mënyrë kombëtaren e Irakut dhe bëri të qartë se synon të vazhdojë detyrën e tij, duke synuar objektivin madhor, kualifikimin në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version