Site icon Telegrafi

Pesticidet mund të shkaktojnë diabet

Me vite është studiuar lidhja në mes diabetit dhe pesticideve. Dëshmitë e fundit sugjerojnë që pesticidet krijojnë rezistencë të trupit ndaj insulinës.

Rreziku është dyfish më i shtuar për personat me peshë të lartë trupore, pohojnë shkencëtarët finlandezë të cilët kanë realizuar një studim të ri mbi këtë temë, transmeton Telegrafi.

Testimet e mëhershme laboratorike kanë treguar se pesticidet mund të ndikojnë negativisht në rregullimin e përqendrimit të sheqerit në gjak.

Krahas kësaj, disa përbërës të pesticideve, janë të lidhur me prirjen më të madhe për mbipeshë, që është njëkohësisht edhe faktor rreziku për diabetin tip 2.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga 2.000 participantë të moshuar, prania e shtuar e përbërësve të pesticideve në gjak është e lidhur me prirjen e dyfishtë të zhvillimit të diabetit tip 2.

Përveç pesticideve, të dëmshme janë dëshmuar edhe freskuesit kimik të ajrit prandaj shmangni tërësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version