Personat që pëshpërisin për krimin dhe korrupsionin nuk janë aq të dëshirueshëm, respektivisht nuk e kanë mbështetjen as nga qytetarët në Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hulumtimi i zbatuar në shtatë shtet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR), mbi 700 të pyetur, tregon këtë konstatim, ku në Maqedoni shifrat flasin për mbështetje më të ulët, pra 41.4%.
Ky hulumtim është realizuar në Shqipëri, Boshnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi. Rezultatet tregojnë se pak më shumë se 50% e njerëzve i mbështetin pëshpëritësit.
Çdo i gjashti person nga këto vende mendon se pëshpëritësit duhet të dënohen, kurse në Maqedoni, një mendim të këtillë e ndanë çdo i treti person. Mbështetja e pëshpëritësve në nivel kompanishë ose organizatash dhe institucionesh në Maqedoni është ende më e ulët – vetëm 36%.
Në përgjithësi, rezultati tregon hendek të madh ndërmjet shqetësimit për gjendjen e krimit dhe korrupsionit dhe të përkrahjes për pëshpëritësit./Telegrafi/