Site icon Telegrafi

Pëson sulm në zemër derisa po pastrohej, qentë ia shpëtojnë jetën pronares (Video)

Se qentë janë miku më i mirë i njeriut e dëshmon më së miri rasti i një gruaje në SHBA, e cila pasi pësoi sulm në zemër ishin qentë e saj që vrapuan për tek shtëpia e fqinjëve për t’ua bërë me dije, se pronarja e tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë të vendosura rreth shtëpisë së gruas, që kishte pësuar sulm në zemër derisa po pastrohej, transmeton Telegrafi.

Në video shihen qentë duke vrapuar për tek dera e shtëpisë së fqinjëve, dhe duke lehur ia tërhoqën vëmendjen gruas e cila më pas i përcolli dhe e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me fqinjën e saj.

Me të parë se çfarë kishte ndodhur i kishte telefonuar autoambulancës që erdhën me shpejtësi dhe e dërguan për tretman në spital. Për fat të mirë ajo i ka shpëtuar vdekjes, ndërsa po të mos ishin qentë ajo sigurisht se tani do të ishte e vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në Florida të SHBA-ve, ku Maureen Hatcher, 62-vjeçe, u shpëtua nga qentë që i kishte emëruar Bella dhe Sadie që vrapuan për tek fqinja Maureen. /Telegrafi/

Exit mobile version