Site icon Telegrafi

Pëson sulm në tru, pasi arrestohet gabimisht nga policia të cilët e ngatërruan me anëtarin e ISIS-it (Video)

Një arab që kishte vizituar së fundmi Shtetet e Bashkuara, ka pësuar sulm në tru në momentin që ishte përplasur me kokë në dysheme nga policët amerikanë, të cilët e kishin ngatërruar me një anëtarë të ISIS-it.

Policia kishte informacione se një shtetas i paidentifikuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të aterroj në aeroport dhe do të qëndroj në një hotel në Ohio, ku dhe besohej se ky burrë është i afërt me grupin terrorist ISIS, transmeton Telegrafi.

Por me të kuptuar se kishin gabuar, policia i ka kërkuar falje burrit të cilin e kishin prangosur dhe përplasur për tokë, pasi e kishin ngatërruar me një anëtarë të ISIS-it.

Sipas raportit të mjekut, burri nga Arabia kishte pësuar sulm në tru në momentin që ishte arrestuar dhunshëm nga policia amerikane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=B-KKybecA9k

 

Exit mobile version