Telegrafi

Pëson Reali

Fraksioni i parë i lojës së zhvilluar në Estadio de Balaidos u mbyll pa gola, ndërsa të dyja skuadrat kanë mundur të shënojnë.

Në gjysmën e dytë, pas një harkimi të Krohn-Dehli, Bermejo mposhti portierin Adan (56’).

Me një goditje mahnitëse, Cristian Bustos e dyfishoi epërsinë nga distanca (78’).

Cristiano Ronaldo u përkujdes që Los Blancos të kishin më pak vështirësi në ndeshjen e kthimit që e zhvillojnë në shtëpi. Asistimi ishte i Xabi Alonsos (87’).

Nga ana tjetër, në derbin kryeqytetas, Atletico Madridi ka regjistruar fitore komode prej 3-0 kundër Getafes për të qenë favorit në ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/