Telegrafi

Pëson djegie të shkallës së tretë, pasi i eksplodon iPhoni dhe i kapet në trup (Foto)

Në Sidnei të Australisë, një çiklist ka pësuar djegie pasi i ka eksploduar iPhone shkaku përplasjes për guri.

Gareth Clera ka qenë duke e ngasë biçikletën në një pjesë malore, kur këmba iu shkëput nga pedali dhe u rrëzua, transmeton Telegrafi.

Burri 36-vjeçar nuk ka pësuar ndonjë lëndim, pos disa të gërvishturave. Por, pas pak çastesh ai e ka ndjerë një nxehtësi në këmbë si dhe erën e tymit.

“Provova ta nxjerrë telefonin, por menjëherë eksplodoi dhe mu ngjit për këmbe”, ka thënë Clera. “Do duhet të ketë qenë rreth 100 gradë Celsius. Bashkë me telefonin më janë kapur edhe veshjet sportive, duke e bërë edhe më të vështirë heqjen”.

Duke provuar ta largojë iPhonin, ai i ka djegur edhe gishtat derisa e ka shkëputur duke e qëlluar me grushte.

Mësohet se ai ka marrë djegie të shkallës së tretë, dhe po trajtohet në spital. /Telegrafi/