Ishte një e shtunë intensive me shumë befasi në NBA.
Houston Rockets u befasuan nga skuadra më e dobët e këtij edicioni, së paku në javët e para, Cleveland Cavaliersme rezultat 108-117.
As 40 pikët e James Harden nuk mjaftuan bashkë me 13 asistimet e tij, kurse te Clevelandi më i miri ishte i riu Collin Sexton me 29 pikë, i ndihmuar nga Tristan Thopson me 16 pikë e 20 kërcime.
Oklahoma nuk arriti të kthehet nga disavantazhi dhe u mposht me rezultat 108-98 nga Denver Nuggets para tifozëve të vet.
Më i miri në këtë takim ishte Jamal Murray me 22 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=hg6eVSmD-Vc
Edhe Bostoni u mposht në udhëtim nga Dallas Mavericks me rezultat 113-104.
J.J. Barea shënoi 20 pikë e tetë kërcime nga stoli, Harrison Barnes shtoi 20 pikë e Luka Doncic shtoi 15 pikë me tetë asistime.
Milwaukee Bucks pati probleme të mëdha ndaj San Antonio Spurs duke fituar ngushtë me rezultat 135-129.
Ishte duel i ashpër i Antetekounmpos i cili realizoi 14 pikë e 18 kërcime dhe DeMar DeRozan i cili realizoi po ashtu 34 pikë.
Golden State fitoi tepër ngushtë me vetëm një pikë epërsi ndaj Sacramento Kings me rezultat 117-116.
Në këtë duel më i miri ishte pa dyshim Kevin Durant me 44 pikë e 13 kërcime, i ndihmuar nga Klay Thompson aqë shtoi 31 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=wmqCvdRJJsg
Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara në perëndim skuadra e Los Angeles Clippers ka primatin, pasuar nga Memphis Grizlies dhe Golden State. Houstoni është në vendin e 10-të, kurse San Antonio në vendin e 12-të, që përbën garën më të ashpër në perëndim për dekada të tëra.
/Telegrafi/