Site icon Telegrafi

Pësoi një defekt mekanik, aeroplani i Luftës së Dytë Botërore bën ulje emergjente – shumë afër pushuesve në një plazh në Florida

Ky është momenti kur një aeroplan i epokës së Luftës së Dytë Botërore bëri një ulje emergjente në ujë pranë një Plazhi të ngarkuar në Florida.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, TBM Avenger me një motor është parë duke bërë një ulje ‘të butë’ në ujin e cekët në jug të plazhit të Cacaos.

Në videon e filmuar nga një kalimtar i rastit pamjet tregojnë aeroplanin duke u ulur pak përpara se të ndalet në oqean jo shumë larg nga vendi ku po notonin njerëzit.

Askush nuk u lëndua në incident, i cili erdhi pasi aeroplani pësoi një defekt mekanik ndërsa po merrte pjesë në Shfaqjen Ajrore të Cocoa Beach.

“TBM Avenger duke performuar në paradë kishte një problem mekanik dhe piloti ishte në gjendje ta sillte aeroplanin afër bregut. Personeli i Shpëtimit ishte menjëherë në skenë dhe piloti është mirë”, ka thënë Cocoa Beach Air Show në një deklaratë të raportuar nga Florida Today.

TBM Avenger është një bombardues amerikan i zhvilluar fillimisht për Marinën e Shteteve të Bashkuara dhe Trupat Detare.

Ai hyri në shërbim në vitin 1942, me pilotët që fluturonin modelin duke marrë pjesë në Betejën e Midway. /Telegrafi/

Exit mobile version