Telegrafi

Pësoi humbje të turpshme nga ekipi i kategorisë së katërt – Ajaxi do t’ua kthejë paratë tifozëve që ishin në këtë ndeshje

Lojtarët e Ajaxit, kampionit të Evropës i vitit 1995, përjetuan një siklet të enjten, pasi u eliminuan nga ekipi i ligës së katërt USV Hercules në 1/16 e Kupës së Holandës.

Hercules fitoi 3-2 në shtëpi dhe siguroi një vend në fazën tjetër të garës dhe Ajax bëri një lëvizje interesante pas ndeshjes.

Klubi nga Amsterdami njoftoi se do t’ua kthejë paratë e shpenzuara të gjithë tifozëve që kanë udhëtuar në këtë vizitë.

“Në marrëveshje me ekipin dhe stafin teknik, është vendosur që të gjithë tifozët që kanë blerë një biletë të dëmshpërblehen”.

“Kjo do të thotë se do t’ju rimbursojmë koston e biletës së ndeshjes dhe udhëtimit me autobus. Shuma e paguar për këtë do të jetë në llogarinë tuaj së shpejti”, thuhet në një email të marrë nga tifozët e Ajax.

Ajaxi këtë sezon e ka nisur keq, duke e marr vetën vetëm më vonë me disa fitore radhazi. /Telegrafi/