Telegrafi

Pësoi aksident të frikshëm – nga spitali konfirmohet gjendja e pilotit të Formula 1

Gara e Formula 1 në Silverstone është ndaluar për pak minuta, për shkak të një aksidenti në xhiron e parë.

George Russell ishte ai që u përfshi në aksident dhe nxori nga pista kundërshtarin e tij, por dëmtoi edhe tre të tjerë.

Piloti Zhou Guanyu u bart me lese pas aksidentit, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo po ashtu Skena të frikshme nga aksidenti për Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1 - tifozët detyrohen t'i lëshojnë ulëset

“Zhou është me vetëdije, ai është duke biseduar dhe nuk ka fraktura”.

“Pasur parasysh rrethanat, gjendja e tij është goxha e mirë”, ka thënë skuadra e Alfa Romeo, për pilotin tjetër të skuadrës, Valtteri Bottas.

Pajisja e inkuadruar nga FIA, Halo sërish ishte shpëtimtarja e ngasësve, derisa një aksident i tmerrshëm ndodhi sot (e diel) në Formula 2. /Telegrafi/