Telegrafi

Peskov: Zgjidhja e imponuar për Kosovën, hapë Kutinë e Pandorës

"Nëse zgjidhja për Kosovën imponohet, pa i marrë parasysh interesat e Beogradit, mund të vije deri të një mori reaksionesh në shtetet tjera. Nëse sillet një vendim pa pajtimin e Beogradit, do të hapej Kutia e Pandorës, ndërsa rreziku i separatizmit do t’i mbulonte shumë shtete, jo vetëm të ish-Bashkimit Sovjetik, por edhe ato evropiane”, ka thënë Peskov, në konferencën për media.

I pyetur se si do të sillet Rusia, në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës – e pas kësaj edhe njohjes së njëanshme të saj – Peskov ka thënë se, pozicioni rus është konsistent dhe se Rusia do të vazhdojë të kërkojë zgjidhjen, që do të ishte e pranueshme si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin.