Telegrafi

Pështyu në sandviç, para se ta hidhte në drejtim të blerëses (Video)

ShaeLynn Madplume ishte një në lokal ku shiten ushqime të shpejta në Montana të Shteteve të Bashkuara, ku u bë dëshmitare e një ngjarje shumë të pështirë.

Shitësja pështyu në sandviç, të cilin më pas e hodhi në drejtim të blerëses, me të cilën kishte pasur një argument, transmeton Telegrafi.

“Ka kaluar ora dy, e kam përfunduar turnin dhe dua të shkoj në shtëpi”, ka thënë mes tjerash punonjësja, para se të bënte veprimin neveritës.

Zyrtarë të lokalit kërkuan falje për rastin, ndërsa e kanë përjashtuar atë menjëherë prej pune. /Telegrafi/