Telegrafi

Pështyu në porosi, shpërndarësi i picave rrezikon deri në 18 vite burg (Video)

Bura S është shpërndarësi i picave, i cili pështyu në porosi para se t’ia dërgonte klientit Huseyin  Alyuz, që banon në katin e pestë të një ndërtese në Eskisehir të Turqisë.

Madje, 18-vjeçari edhe e filmoi gjestin e pështirë dhe qeshte mbi kuti, ndërsa gjithçka ishte regjistruar prej kamerave të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Me pamjet ku shihet gjesti i ulët, klienti është ankuar në polici, për picerinë që ofron shërbime deri në shtëpinë e klientit. “Po shikoja nëse pica ka ndonjë dëmtim” është arsyetur Burak, por atë e përjashtuan prej pune dhe tani është nën hetime.

Mbi të rëndon akuza për ‘rrezikimin e jetës së personave, duke helmuar ushqimin apo dëmtuar në ndonjë formë tjetër’ për çka mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Gjithashtu, akuzohet edhe nga klienti për ‘dëmtimin e të mirave dhe rrezikimin e jetës nëpërmjet ushqimin’ dënim që parasheh burg prej tre muaj deri në katër vjet. /Telegrafi/