Site icon Telegrafi

Peshqit e sinkronizuar

Në videon e televizionit shtetëror kinez, magjistari Fu Yangdong kontrollon një grup peshqish derisa notojnë në akuarium. Të njëjtën ‘shfaqje’ magjie ai do ta përsërisë të enjten në programin me të cilin i jepet fund festimeve të Vitit të Ri kinez.

Këtë program pritet ta përcjellin miliona njerëz. Përfaqësuesi i Fusë tha se ekzekutimi i kësaj ‘shfaqjeje’ do të bëhet, por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Ai mohoi se numri u shkakton dëm peshqve, por pranoi se peshqit mund të lëndohen nëse dikush tjetër provon ta ekzekutojë numrin e rrezikshëm të magjistarit Fu. /Telegrafi/

Exit mobile version