Telegrafi

Peshqit e gjetur në liqenin e Dojranit nuk janë të rrezikshme për njerëzit

Hulumtimet preliminare të llojit të peshkut të gjetur në liqenin e Dojranit tregojnë se bëhet fjalë për një lloj peshku joautokton, që deri tani nuk është hapsur, e që më së shumëti ushqehet me lloje të ndryshme ushqimesh dhe që nuk paraqet rrezik për njerëzit që futen në liqen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në takimin në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, ku morën pjesë zv. ministri Vanço Kostadinovski, kryetari i Dojranit, përfaqësues të Entit Hidrobiologjik të Ohrit, Inspektoriati i bujqësisë, Instituti për bagëti dhe ekspertë të fakultetit të bujqësisë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Në liqenin e Dojranit ka Piranha

Hulumtimet shtesë do të tregojnë se për çfarë lloj peshku bëhet fjalë, ndërkaq në mbledhje u tha se do të mbikëqyret situata edhe më tutje, në nivel mujor, i fondit të peshqive në këtë liqen, si edhe e cilësisë e ujit.

Përndryshe, të dhënat e deritanishme flasin për dy lloj peshqish, ‘pirana e kuqe’ dhe ‘pakula e zezë’, por për vërtetimin e saktë duhen hulumtime gjenetike./Telegrafi/