Telegrafi

Peshqit dhe guacat për shëndetin syve

Degjenerimi makular është sëmundje kronike që lidhet me moshën e që karakterizohet me dëmtimin e pjesës së syrit, e cila është përgjegjëse për mprehtësinë qendrore të shikimit.

Sipas studimit të botuar në revistën Ophthalmology, acidet omega-3-yndyrore ofrojnë mbrojtje nga kjo sëmundje, apo ngadalësojnë përparimin e saj, ashtu që autorët e studimit rekomandojnë konsumimin e peshkut dhe të guacave për të mbrojtur sytë. /Telegrafi/