Site icon Telegrafi

I pëshpëriti fjalën më të urryer një Rottweiler, reagimi i qenit ishte një hit

Një shfrytëzuese e TikTokut me emrin Nale zotëron dy Rottweiler dhe shpesh poston video me ta që janë hit në platformën sociale.

Në një postim të fundit, ajo tregoi reagimin e qenit pasi i pëshpëriti fjalën e tij më të urryer dhe video ka mbledhur më shumë se 3.3 milionë shikime.

Qeni u kthye drejt saj dhe qëndroi i pa lëvizur teksa e shikonte.

“Sa seriozë jemi”, ka shkruar Nale në përshkrimin e postimit, i cili është pëlqyer nga gati 400 mijë përdorues.

“Të shikonte sikur po mendonte: “Thuaj edhe një herë dhe shiko çfarë ndodh”, “Të shoh nëse po tallesh”, “Çfarë shikimi”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/

@nala_the_needy_rottie ? U SERIOUS ? #funnydogvideos #rottweiler ♬ Funny Song – Cavendish Music
Exit mobile version