Site icon Telegrafi

Peshov: Nuhiu më 27 prill nuk më ka dhënë urdhër për veprim

Gjatë sulmit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, ministri i Brendshëm Agim Nuhiu nuk më dha ndonjë urdhër për të vepruar, tha Mitko Peshov, ish-kreu i njësisë speciale të forcave të policisë, i akuzuar për sulmin në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Asnjëherë nuk kamë hyrë në selinë e ndonjë partie. Asnjëherë nuk jam nxit që të hyj në diçka të paligjshme, askujt si kam borxh. Çdoherë i kam respektuar urdhrat. Në asnjë moment më 27 prill nuk kamë marrë urdhër”, tha Peshev.

Peshev është i akuzuar se në ditën kritike më 27 prill, nuk i ka kryer urdhrat e dhënë nga ana e Nuhiut për veprimin e forcave policore, me të cilën u mundësua sulmi në Kuvend, ku fizikisht u sulmuan deputetët dhe gazetarët./Telegrafi/

Exit mobile version